Shqiptarja Edita Abdiu (26), e cila kohë më parë fitoi shoun e mirënjohur gjerman “X-Factor”, ende është në qendër të vëmendjes të mediave zvicerane.
E përditshmja „Berner Zeitung“ paralajmëron lexuesit se Edita të premten do të mbajë një koncert me muzikë në sallën“Bierhubeli“ në Bernë, me fillim në ora 21.00, ndërsa çmimi është 28 franga zvicerane.