Pas Qeverisë Federale edhe Parlamenti Federal sot ka vendosur përfundimisht për daljen graduale nga varësia prej energjisë nukleare. Parlamenti ka votuar në këtë mënyrë dy mocione përkatëse të CVP-së dhe BDP-së.
Dalja, sipas asaj që u pajtuan parlamentarët nuk do të jetë e menjëhershme por hap pas hapi, njofton drs.ch. Ndërsa ajo që hyn në fuqi menjëherë është vendimi për mos ndërtimin e centraleve të reja me energji bërthamore.
Pro këtij vendimi kanë votuar Partia Socialdemokrate, të Gjelbrit, Liberalët e Gjelbër, CVP dhe BDP. Ndërkaq kundër ka votuar SVP. Shumica e deputetëve të FDP-së kanë qenë të përmbajtur.
Në vazhdim të debatit parlamentar është diskutuar për gjetjen dhe nxitjen e mënyrave alternmative të prodhimit të energjisë elektrike.