• 1 fetë mish viçi
• 1-2 copë karota
• 3-4 boçëza lulelakër
• 1/2 luge gjelle oriz
• 1 kokërr patate mesatare
• 2-3 gjethe spinaq
• 1 lugë kafeje gjalpë
• 2 fije majdanoz
• lëng mishi ose ujë
Përgatitja:
Mish viçi tul zihet dhe më pas e grijmë dy herë në makinën grirëse ose e presim imët në fije të holla. Në lëngun e mishit të valuar hedhim perimet e lara e të qëruara prerë në formë kubike.
Në fillim hedhim karotat, lulelakrën, orizin, në fund spinaqin dhe mishin e grirë.
Supa shijohet duke i hedhur gjalpin, kripën, si dhe majdanozin e freskët grirë imët.
Shënim: Kjo supë mund të përgatitet edhe pa mish (ose me mish pule të freskët).
Ju bëftë mirë!
