Kompensimi në të holla që duhet ta bëjnë ata shtetas të cilët nuk duan ta kryejnë shërbimin ushtarak, (dhe as atë civil në kuadrin e ushtrisë) së shpejti mund të rritet. Një grup studiues në kuadrin e Ministrisë së Mbrojtjes (VBS) ka propozuar që shuma në fjalë të ngrihet në më së paku 1000 franga në vit, shkruan “NZZ am Sonntag” në numrin e sotëm.
Kjo temë do të debatohet javën e ardhshme në Komisionin për Siguri të Dhomës Nacionale të Parlamentit të Zvicrës, transmeton albinfo.ch. Megjithatë, qeveria aktualisht nuk ndan mendimin me VBS lidhur me këtë çështje. Në draftin e ligjit që Këshilli Federal e ka propozuar, shuma mbetet nüe kuotën që e ka sot, minimum 400 franga.
Parimisht, ata që i shmangen shërbimit ushtarak dhe civil në Zvicër detyrohen të paguajnë gjatë njëmbëdhjetë viteve tre për qind nga të ardhurat e tyre personale ose, në minimum 400 franga në muaj.
Në rast se do të pranohet propozimi i grupit studiues, atëherë nga 4400 frangat minimale (për 11 vjet) që parashihen tash, duhet të paguhen minimalisht 11 mijë franga.