Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merker edhe një herë ka bërë të qartë se atyre që iu refuzohet azili do të dëbohen, shkruan ‘rp-online.de’.
Ajo është e shqetësuar për krizën e refugjatëve në Gjermani. “Ne kemi nevojë për siguri kombëtare dhe për rikthim ndaj atyre që kërkesa e azilit iu është refuzuar”, është shprehur ajo, duke folur për të rinjtë e partisë, përcjell albinfo.ch.
Merkel ka bërë të qartë se të gjithë atyre që iu është refuzuar kërkesa për azil do të kthehen në vendlindjen e tyre.
Shifrat flasin se në Gjermani në vitin e fundit kanë shkuar rreth 900 mijë refugjatë, kryesisht nga Siria.
Siç dihet Kosova dhe Shqipëria janë shpallur vende me origjinë të sigurta dhe shumica e kërkesave për azil janë refuzuar, madje edhe nëse ishin të sëmurë, ose kishin probleme familjare, fetare apo kombëtare.