Sulmuesi i talentuar 18-vjeçar me origjinë nga Kosova, por i lindur në Gjermani, Mërgim Berisha, po kalon formë fantastike në kategorinë e dytë të Austrisë. Ai ka shënuar 2 gola ditën e djeshme në fitoren 1-5 të skuadrës së tij Lifering në përballje ndaj FAC Vienës.
Berisha shënoi në minutën e 35-të me anë të një penalltie dhe realizoi dopietën në minutën e 65-të.
Mërgimi udhëheq listën e golashënuesve të kategorisë së dytë austriake me 9 gola të shënuar në vetëm 13 javë kampionat.
Skuadra e tij Lifering udhëheq renditjen me 31 pikë, 6 pikë para vendit të dytë, dhe është pretendente kryesore për t’u ngjitur në Bundesligën austriake vitin e ardhshëm.
Berisha më shënimit e golave dhe stilin e lojës, në Austri, krahasohet më sulmuesin e njohur Zlatan Ibrahimoviç.
Adoleshenti shqiptar ende nuk ka vendosur nëse do të luajë për Kosovën, Austrinë apo Gjermaninë, nënshtetësinë e të cilëve i mban.
https://www.youtube.com/watch?v=iAPcJQbBOwQ