Televizioni i njohur amerikan Bloomberg ka bërë një shkrim në lidhje me shitjen e Postës dhe Telekomit të Kosovës (PTK) dhe ka llogaritur se vlera e shitjes së aksioneve të kësaj kompanie shtetërore do të arrijë shifrën mbi 600 milionë euro.
T-Hrvatski Telekom nga Kroacia dhe Telekom Austria AG janë përzgjedhur nga Qeveria e Kosovës si finalistë në garën për privatizimin e aksioneve të kompanisë publike PTK.
Operatori kroat, i cili në pjesën më të madhe zotërohet nga Deutsche Telekom dhe Telekom Austria, kanë mundur rivalët e tjerë në garën për 75 për qind të aksioneve të kompanisë publike më profitabile të Kosovës.
Shitja është një përpjekje e Qeverisë së Kosovës, për të mbuluar shpenzimet buxhetore.