Zvicra i ka filluar në mënyrë perfekte kualifikimet për Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’. Sigurisht se ndër më të merituarit ishin edhe futbollistët shqiptarë të kësaj përfaqësuese, shkruan albinfo.ch.
Fitorja e fundit ishte ndaj Andorrës 2:1, ku Admir Mehmedi shënoi golin e dytë, derisa asistues ishte Xherdan Shaqiri. Shiritin e kapitenit e barti Granit Xhaka.
‘Blick’ ka dhënë vlerësimet për ndeshjen e fundit. Mehmedi është vlerësuar me notën 5, kurse Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka me notën 4.
Zvicra me sukses ka filluar kampanjën kualifikuese, duke mundur Portugalinë, më pas Hungarinë dhe në fund Andorrën.