Granit Xhaka po shndërrohet në futbollistin kyç të Zvicrës. Në mungesë të Stephan Lichtsteiner dhe Valon Behramit, ai ishte kapiten kundër Andorrës, shkruan albinfo.ch.
Zvicra fitoi këtë ndeshje 2:1, derisa Xhaka ishte shumë i lumtur me fitoren e tretë radhazi në kualifikime.
“Tre ndeshje – 9 pikë, kryesojmë grupin! Hera e parë si kapiten i ekipit, kënaqësi. përgjegjësi dhe nder i veçantë. Faleminderit!”, ka shkruar Xhaka në profilin e tij në “Facebook”.
Zvicra fitoi me rezultat 2:1 në udhëtim ndaj Andorrës, në ndeshjen ku mesfushori i Arsenalit luajti plot 90 minuta. Admir Mehmedi shënoi golin e dytë në këtë sfidë, pas asistimit të Xherdan Shaqirit.
