Një mysafiri në një restorant në Flamatt të Freiburgut, të martën, kamerierja i ka shërbyer një gotë me detergjent të lëngshëm të enëve në vend të gotës me verë të bardhë që e kishte porositur. Duke pirë një gllënjkë të këtij lëngu, i moshuari ka përjetuar helmim të rëndë dhe ndodhet në rrezik jete, njofton swissinfo.ch.
Hetuesit kanë gjetur se pas pastrimit të fundit të enëve, mbetjen nga detergjenti i përmendur dikush e kishte derdhur në një shishe të zbrazët të verës së bardhë. Pastaj, rastësisht, pa ditur se çfarë ka brenda, dikush tjetër e ka vënë shishen me rreth një decilitër lëng, në frigoriferin e verërave.
Kur, në orën 17 kamerieres i ishte kërkuar një gotë verë e bardhë, ajo e kishte mbushur gotën pikërisht nga shishja e përmendur.
Pas keqësimit të gjendjes së mysafirit ai iste dërguar fillimisht në shtëpi, por më vonë në gjendje shumë të rëndë e kishin transportuar në spital në Bernë.
Organet përgjegjëse po zhvillojnë hetime ndaj pronarit të restorantit për lëndim të rëndë, nga pakujdesia.
Me detergjentin e holluar me ujë, pastruesin alkalik, një preparat me emrin RV 481punëtorët e restorantit zakonisht lajnë enët e verës dhe bëjnë pastrimin e automatëve për larjen e enëve.