Skip to content

Shevchenko pret ndeshje të vështirë ndaj Kosovës

“Ata kanë lojtarë të shpejtë anësorë dhe do të provojnë kundërsulmet, pra ata janë shumë të rrezikshëm”, deklaroi Andriy Shevchenko

Trajneri i Ukrainës, Andriy Shevchenko, u shpreh se e ka analizuar si duhet Përfaqësuesen e Kosovës. Legjenda e futbollit ukrainas pret një ndeshje të mirë, pasi e kupton mirë faktin se Kosova është e interesuar për një rezultat pozitiv, shkruan albinfo.ch.

“Ata kanë lojtarë të shpejtë anësorë dhe do të provojnë kundërsulmet, pra ata janë shumë të rrezikshëm. Kosova dëshiron fitore sikurse ne, e gjitha kjo për shkak të situatës në grup dhe kjo është arsyeja pse pres një ndeshje të mirë. Kanë humbur 6:0, por secila ndeshje është e ndryshme. Ata kishin mundësitë e tyre për të kontrolluar ndeshjen kundër Kroacisë”, deklaroi legjenda e Milanit.

Ai ka shtuar se pret fitore ndaj Kosovës. “E njoh Kosovën, kanë ekip të mirë dhe sot pres një ndeshje të mirë. Pres fitore”, ka thënë Shevchenko.

Ndeshja Ukrainë-Kosovë do të zhvillohet sot në orën 18:00 në stadiumin “Marshal Jozef Pilsudski” në Krakov të Polonisë.