Kundërshtimi i bërë nga komuna Saviese e kantonin Walis, si dhe frika nga protestat, kanë detyruar organizatorin që të heq dorë nga organizimi i një konference kritike kundrejt islamit.
Iniciues i konferencës ka qenë deputeti nacional i SVP-së Oskar Freysinger që vjen nga ky kanton, ndërsa pjesëmarrësi më eminent duhej të ishte politikani holandez Geert Wilders.
Ky i fundit është i njohur për deklarimet e tij kundër islamit dhe Muhamedit, të cilin madje e ka quajtur pedofil. Wilders e ka cilësuar disa herë publikisht islamin si “ideologji fashiste” ndërsa librin e shenjtë të myslimanëve, Kuranin e ka krahasuar me veprën “Mein Kampf” të Hitlerit.