Shqipëria një vend i vogël në Evropën Juglindore është bërë epiqendër e tregtisë evropiane të drogës, veçanërisht të marihuanës, ‘huffingtonpost.com’.
Kjo nuk duhet të vjen si befasi. Me bregdetin e gjerë përgjatë Adriatikut, ky rajon i Ballkanit, prej kohësh ka qenë vend i tregtisë për mallra të paligjshme, si armëve dhe drogës. Ky aktivitet ka përforcuar rritjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit politik, në një vend që tashmë përballet me sfida të brendshme, përcjell albinfo.ch.
Partia Demokratike e Shqipërisë ka akuzuar atë Socialiste se zyrtarët e saj janë të lidhur dhe përfitojnë nga tregtia me drogë. Kryeministri Edi Rama ka qenë i akuzuar se nuk ka arritur të ndalë këtë dukuri negative.
Shqipëria vuan nga korrupsioni politik, por edhe nga ekonomia e dobët, ndoshta më së shumti në Ballkan.
Megjithatë, Shqipëria ka shumë për t’u krenuar. Vendi u bë anëtar i plotë i NATO-s në vitin 2008, duke u bërë vetëm vendi i dytë me shumicë myslimane në aleancë. Në vitin 2014, Shqipëria u bë një kandidat zyrtar për t’u bashkuar me BE-në. Për një vend që gjendet në rajonin e trazuar, këto statistika nuk janë aq të dobëta.