Pjesa e parë e ndeshjes Kosova-Kroacia ka përfunduar me disavantazh të thellë të Kosovës, 0:3.
Ndeshja po zhvillohet në stadiumin e rinovuar “Loro Boriçi” të Shkodrës.
E gjithë pjesa e parë e ndeshjes ka rrjedhur me epërsi të vazhdueshme të Kroacisë, që që edhe u shpreh në rezultatin dëshpërues për Kosovën.
Ylli i njohur i Juventusit, Mario Mandzukic ka shënuar të tre golat pë Kroacinë, përkatësisht në minutat: 6, 24 dhe 35.