Meshkujt që kanë ushtruar dhunë në familje, në të ardhmen do të vihen nën mbikëqyrje nga organet e rendit duke u vënë pranga elektronike në këmbë. Kjo është mënyra më e mirë për t`i mbajtur ata larg nga gratë e tyre ndaj të cilave kanë ushtruar dhunë.
Një vendim të tillë e kanë marrë të hënën të dy dhomat e Parlamentit Nacional të Zvicrës, duke mbështetur kështu një mocion që kërkonte bazën ligjore për një veprim të tillë.
Praktika e vënies së prangave elektronike në këmbë është duke u zbatuar tashmë në Francë dhe në Spanjë dhe thuhet se atje po jep rezultate të mira.