Disa ditë para fillimit të rigjykimit në Tribunalin e Hagës të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, do të mblidhet Kuvendi i Kosovës për të debatuar formën e përkrahjes institucionale.
Kryesia e Kuvendit ka miratuar sot kërkesën e iniciuar nga deputeti i AAK-së, Ahmet Isufi që të martën, të debatohet në një seancë të jashtëzakonshme për rigjykimin e Haradinajt dhe bashkëluftëtarëve të tij, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj, të cilët gjenden në burgun e Tribunalit të Hagës
Iniciativa e AAK-së është mbështetur edhe nga 40 deputetë të partive të ndryshme, ndërsa qëllimi i kësaj iniciative është që Kuvendi të kërkojë gjykim të shpejtë dhe fer, si dhe t’i jepet Haradinajt përkrahje institucionale.