Përbërësit:
• 0.5 kg pasul (fasule)
• 1 qepë
• 2 speca
• 1 domate
• 1dl.vaj ose 100gr. yndyrë ( tlyen, margarinë apo buter)
• 1 lugë gjelle kripë
• 1 lugë gjelle biber të kuq
Përgatitja:
Pasulin (fasulen) me pak ujë e ziejmë për 15 min. Atë ujë e derdhim dhe ia shtojmë 2 litra ujë të nxehtë.
Tenxheren me pasul (fasule) e lëmë në temperaturë të ulët 2 – 3 orë.
Qepën e grirë e kavërdisim në yndyrë, pastaj ia shtojmë specat e grirë dhe domaten e copëtuar imët.
Të gjitha i fërgojmë për afro 15 minuta, mandej ia shtojmë një lugë biber të kuq dhe 1- 2 kupa ujë nga pasuli (fasulja) i zier.
Fërgesën më qepë, spec, domate dhe biber të kuqë ia shtojmë pasulit (fasules) të zier, të cilit paraprakisht i kemi shtuar një lugë gjelle kripë dhe ashtu e lëmë 15 minuta në temperaturë minimale.
Ju bëftë mirë !
