Përbërësit:
• 500 gr. makarona të ziera,
• 150 gr. majonezë,
• 2 speca të kuq,
• 2 speca të gjelbër,
• 1 qepë e bardhë,
• 1 qepë e kuqe,
• 2 domate,
• lëng limoni të shtrydhur,
• majdanoz i freskët,
• djathë,
• peshk tuna,
• mëlmesa sipas dëshirës.
Përgatitja:
Kjo recetë është shumë e lehtë për t’u përgatitur. Mjafton t’i zieni makaronat në ujë të ngrohtë, me vaj dhe kripë, derisa të zbuten. Pastaj i kullojmë ujin dhe në një enë të thellë vendosim të gjithë përbërësit. I përziejmë mirë dhe i vendosim në frigorifer për 2 orë.
Shërbehen të ftohta.
Ju bëftë mirë!