Gjatë ditës, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNJ) njoftoi për grevën e urisë në burg, duke kërkuar nga institucionet kompetente që të shqyrtojnë kërkesat e të burgosurve.
Sipas KMDLNJ-së, kërkesë kryesore e grevistëve është miratimi I një ligji për amnisti. Sipas këtij këshilli në mesin e të burgosurve që kanë hyrë në grevë janë edhe të moshuar dhe ata nën trajtim mjekësor. Në grevë janë të përfshirë shumica e kategorive të të burgosurve.
Drejtori Maxharaj ka thënë se bëhet fjalë për 235 të burgosur, të cilët vazhdojnë grevën e urisë.
Ditë më parë, në një emision televiziv, një i burgosur, bëri apel tek deputetët që të miratojnë ligjin për amnisti.
“Kërkojmë që në ndryshimet kushtetuese, të futet edhe ligji për amnisti, ngase çdo shtet e ka ketë”, ka thënë I burgosuri.
Ndryshe, në Kosovë, vetëm presidenti ka të drejtën e faljes dhe në mungesë të ligjit për amnisti nuk mund të ketë shkurtime të mbajtjes së dënimit të të burgosurve.