https://www.youtube.com/watch?v=GbTWeepLBuI
Bersant Celina vazhdon të shënojë gola në Holandë. Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës ka realizuar edhe një gol në kampionatin holandez me skuadrën e tij Twente, shkruan albinfo.ch.
Futbollisti kosovar ka shënuar golin e dytë për Twenten, në fitoren 2:1 ndaj Vitesses së Milot Rashicës i cili ka lënë fushën në minutën e 28-të pas lëndimit.
Celina realizoi gol në minutën e 85-të, ndërsa për të ishte goli i tretë në kampionatin holandez. Pas kësaj fitore, Twente është ngjitur në pozitën e gjashtë në tabelë me 12 pikë të grumbulluara.
Celina është shpallur gjithashtu futbollisti i ndeshjes, duke u notuar me notën 8.8, derisa Rashica, edhe pse luajti vetëm 28 minuta u notua me 6.1.
Lajmi i mirë për Përfaqësuesen e Kosovës është se Rashica është i gatshëm për ndeshjen ndaj Kroacisë.