Skip to content

Petullat (llokuma me sode)

Përbërësit: • 4 vezë • 1 gote kos • 1 lugë të vogë sodë buke • 500 gr miell • Kripë Përgatitja: Marrim miellin dhe e hedhim në një enë të rrumbullak ët, me dorë hapim një vrimë në mes të miellit dhe i hedhim vezët, kripën, kosin dhe sodën. E bëjmë brumin pak më […]

petllatPërbërësit:

• 4 vezë
• 1 gote kos
• 1 lugë të vogë sodë buke
• 500 gr miell
• Kripë

Përgatitja:

Marrim miellin dhe e hedhim në një enë të rrumbullak ët, me dorë hapim një vrimë në mes të miellit dhe i hedhim vezët, kripën, kosin dhe sodën.
E bëjmë brumin pak më të butë se të byrekut (pites), pastaj fillojmë me holluse ta hollojmë me trashësi 3-4 mm.
Pastaj i presim me anë të formave ose me anë te gotës në formë rrethi.
I skuqim në vaj të nxehtë (vaj duhet të hedhim deri sa të mbulojmë petullat).
Petullat mund t’i servojmë me mjaltë, djathë, hajvar sipas shijes suaj.

Ju bëfshin mirë!