Bokiserja kosovare Donjeta Sadiku ka shkuar në finale të Kampionatit Evropian për juniore që po mbahet në Ordu të Turqisë. Ajo tashmë e ka të sigurt medaljen e argjendtë evropiane, pasi në gjysmëfinale e mundi boksieren angleze Ellie Scitiney, duke ia siguruar Kosovës edhe një medalja evropiane.
Boksierja kosovare, Sadiku synon që ta fitoj medaljen e artë, dhe kështu t’i bashkohet grupit të vajzave që kanë lënë emër në “shkathtësitë bujare”, Majlinda Kelmendit e Nora Gjakovës.
Donjeta e kishte mposhtur në rrethin e parë rusen favorite, Dina Bogdanova, kurse në çerekfinale ishte më e mirë se bjellorusja Veranika Prakovyeva, citon Zëri. Ndërkaq, ajo u tregua e fortë edhe në gjysmëfinale, duke e mposhtur britaniken, Scitieney për të shkuar në finale, në evenimentin që po mbahet në Ordu.