Duket e rastësishme, por është e vërtetë. Mesfushori shqiptar, Xherdan Shaqiri është rikthyer në aksion pas një muaji. Ai luajti ndaj WBA, takim që përfundoi 1:1, shkruan albinfo.ch.
Kjo ishte vetëm pika e dytë e Stoke Cityt këtë edicion. Pikën e parë e kishte fituar në ndeshjen e parë ndaj Middlesbrough, që gjithashtu kishte përfunduar 1:1. Shaqiri kishte realizuar golin e barazimit nga gjuajtja e lirë.
Pas këtij takimi Shaqiri u lëndua, derisa skuadra e tij Stoke City, pësoi katër humbje radhazi. Pasi Shaqiri u rikthye në aksion, edhe skuadra e tij fitoi një pikë.
Stoke City pas javës së gjashtë ndodhet në vendin e parafundit me dy pikë, kurse poshtë saj është vetëm Sunderlandi me një.