Përbërësit:
- 1 kg patate
- ½ kg mish i grirë
- 5-6 kokrra qepë mesatare
- 3-4 filxhanë kafeje vaj ulliri
- 4-5 kokrra domate ose 1 lugë gjelle salce
- kripë, piper, dafinë
Për beshamelin:
- 1 lugë gjelle gjalpë
- 1 lugë gjelle miell
- 1 gotë çaji qumësht
- 1 vezë
- djathë kaçkavall
Përgatitja:
Qërojmë patatet. I lajmë dhe i presim në feta të rrumbullakëta, jo shumë të trasha. Patatet skuqen derisa të marrin pak ngjyrë.
Presim qepët në formë gjysmë rrethi dhe i skuqim në zjarr të ngadaltë në mënyrë që të mos digjen. Hedhim dhe domatet e qëruara në copa kubike, pak salcë dhe mishin e grirë dhe vazhdojmë t’i përziejmë. Përzierjes i shtojmë kripë, piper dhe fletët e dafinës.
Shtrojmë në tavë një shtesë me patatet e skuqura dhe sipër hedhim gjysmën e qepës. Vendosim dhe një shtresë tjetër me patate dhe pjesën e ngelur të qepës dhe shtresën e fundit me patate.
Skuqim miellin me gjalpë, hedhim qumësht, përzihet mirë derisa të marrë valë. Hedhim pak kripë dhe e lëmë masën të trashet. E heqim nga zjarri dhe e lëmë të ftohet pak dhe e përziejmë me vezë.
Beshamelin e përgatitur e vendosim mbi musaka dhe i hedhim djathë kaçkavall.
Ju bëftë mirë!