Siç bëjnë me dije mediet në Tiranë, presidenti i KE Barroso, për shkak të situatës së nderë në Shqipëri, ka anuluar vizitën që kishte planifikuar në Tiranë.
“Anuloj vizitën për shkak të situatës së krijuar për numërimin në KQZ”, tha Barroso. I pyetur nga gazetarët për procesin e integrimit, presidenti u shpreh se në këtë pikë nuk ka se cfarë të diskutohet.
Më parë ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto deklaroi se nuk ka një konfirmim për vizitën e presidentit të Komisionit Evropian, Manuel Barroso në Tiranë, e parashikuar që të zhvillohej më 20 maj, ditën e premte.
“Kjo ka të bëjë me zgjedhjet që bën vetë zoti Barroso. Eshtë e rëndësishme që vizita e Barrosos t’i shërbejë integrimit europian të Shqipërisë dhe koha e përshtatshme është atëherë kur vendi do të jetë i përkushtuar vetëm në cështje të integrimit”, u shpreh Haxhinasto. Deklarata e ministrit u dha në një prononcim për mediat paraditen e sotme.