Ekipi i femrave kosovare në ping pong po merr pjesë në kualifikimet Evropiane për vitin 2017 në divizionin e kampionëve në grupin F së bashku me Austrinë dhe Uellsin. Në ndeshjen e parë që u zhvillua më 21 shtator në Austri, Kosova pësoi humbje të thellë nga Austria me rezultat 3-0 raporton “albinfo.ch”.
Kosova u përfaqësua nga Linda Zeqiri, Lona Maloku dhe Nehare Janjeva të cilat pësuan humbje nga austriaket Sofia Polcanova, Li Qiang Bing dhe Karoline Mischek.
Ndeshjet janë me vajtje ardhje, ndërsa takimi i radhës i Kosovës do të jetë më 1 nëntor ku do të luajë ndaj Uellsit në Uells.
Austri – Kosovë 3: 0
Sofia Polcanova – Linda Zeqiri 3: 0 (1,1,2)
Li Qiang Bing – Lona Maloku 3: 0 (2,5,6)
Karoline Mischek – Nehare Janjeva 3: 0 (5,8,6)