Përbërësit e kësaj recete për 6 persona:
• 1 pulë, rreth 1 kg e gjysmë
• 1 kg oriz
• 1 qepë
• 2-3 lugë gjalpë
• kripë, piper, kopër
Përgatitja:
Pulën e pastruar vëni të zihet në ujë të bollshëm. Ndërkohë qepën e grirë hollë e vendosim të kaurdiset (të fërgohet) me gjalpin derisa të ketë marrë ngjyrë të artë.
Shtojmë orizin dhe e skuqim pak.
Kur pula të jetë gati, e presim në copa. Në një tavë të madhe hedhim orizin në tepsi, hedhim 2 litra nga lëngu i pulës, ose nëse është më pak, e shtojmë me ujë.
Sipër shtojmë pulën, i hedhim kripë, piper, i grimë imët edhe koperin dhe e pjekim në maksimumin e temperaturës.
E pjekim derisa lëngu të jetë avulluar.
Ju bëftë mirë!