Një njeri me probleme psikike prej të hënës në orën 10 është ngjitur në një kulm të një ndërtese në Bazel dhe nga aty hedh tulla e tjegulla duke rrezikuar kalimtarët, njofton blick.ch. Të gjitha përpjekjet e policisë dhe zjarrfikësve për ta bindur që të zbresë poshtë kanë dështuar.
Një dyshek shpëtimi që e kishin vendosur zjarrfikësit para ndërtesës ndërkohë është hequr sepse të gjithë, edhe zjarrfikësit, janë të rrezikuar nga tullat e tjegullat që hedh ai nga lartë.
Si pasojë e këtij veprimi policisë dhe zjarrfikësve u është dashur të mobilizojnë rreth 70 veta, të cilët në vazhdimësi janë në gjendje gatishmërie. Po ashtu rruga shumë e frekuentuar ku ndodhet ndërtesa në fjalë është dashur të bllokohet. Dy tramvajë prej orësh nuk lejohen të qarkullojnë në linjën e tyre