Nëse paraqitja e ekipit kombëtar shqiptar në Olimpiadën e Rios la për të dëshiruar dhe ishte larg premtimeve e pritjeve, janë shqiptarët që kanë gjetur hapësirat e vendeve të tjera të përfaqësimit, shkruan albinfo.ch.
I tillë është rasti i Arjola Trimit, notares paraolimpike shqiptare e cila garon nën ngjyrat e Italisë. Prej më se një jave Lojërat Paraolimpike në Rio kanë pasur një jehonë rezultatesh përtej pritjeve në të gjitha sportet, një gjë të tillë ka bërë edhe Arjola e cila në finalen e 50 metra stil i lirë ka ndalur kronometrin në kohën 40.51 sekonda, duke fituar medaljen e argjendtë, pas australianes Watson dhe duke lënë prapa meksikanen Miranda Herrera.
Atletja me origjinë nga Tirana edhe më parë kishte arritur disa finale të rëndësishme, duke përfshirë këtu medaljen e artë në Botërorin e Glasgout të zhvilluar vitin e shkuar.
Në Lojërat Olimpike Verore, Shqipëria nuk kishte arritur asnjë medalje, derisa Kosova fituar të artën me Majlinda Kelmendit. Në Lojërat Paraolimpike, Kosova nuk përfaqësohet me asnjë sportist.