Me këtë, të huajt e pasur do të paguajnë më shumë tatime në të ardhmen në Thurgau. Zgjedhësit, të dielën kanë miratuar propozimin kundër-iniciativës për të shfuqizuar tatimin paushall me 24’043 kundër 15’412 vota .
Aktualisht, në Thurgau tatimohen paushall 11 milionë franga në vit. Kjo paraqet një mesatare prej 67 mijë frangash vetëm për person.
Të ardhmen të huajt e pasur do të shikojnë më thellë në xhepat e tyre dhe të paguajnë të paktën 150 mijë franga në vit. Tatimi paushall do të mbetet në agjendën politike në Zvicër. Pas heqjes në kantonin e Cyrihut, nisma të tilla kanë rezultuar në disa kantone tjera në Zvicër, që duan ta bëjnë të njëjtën.