Talenti shqiptar, Meritan Shabani, e nisi për mrekulli me Bayern Munihun U-19 në Ligën e Kampionëve, shkruan albinfo.ch.
Bayerni U-19 para shikuesve të vet shënoi fitore me rezultat 4:2 ndaj Rostov U-19 nga Rusia.
Futbollisti shqiptar, Shabani bëri lojë të mirë dhe e hapi serinë e golave në minutën e 17-të.
Shabani u paraqit tërë sfidën dhe iu gëzuan trepikëshit të parë. Ndërkaq, në takimin tjetër të grupit D, PSV U-19 – Atletico Madrid U-19, u ndanë baras, 0:0.
Futbollisti shqiptar ka debutuar edhe me ekipin e parë të Bayernit në ndeshjet miqësore para fillimit të edicionit, derisa konsiderohet si një talent i jashtëzakonshëm i futbollit.