Skip to content

Pesë komuna ndërshqiptare bashkohen në Tiranë

Më 26 dhe 27 nëntor, në Tiranë do të mbahet një takim ku pjesëmarrës do të jenë përfaqësues nga Prishtina, Presheva, Ulqini, Tirana e Tetova, tha kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti

Në nëntor të këtij viti, respektivisht në 104 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, në Tiranë do të mbahet një takim me pesë komunat ndër-shqiptare, nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Lugina e Preshevës. Kështu ka deklaruar kryetari i Komunës së Prishtinës, shpend Ahmeti, pas një takimi që ka zhvilluar me kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Velia.

Ky takim, sipas Ahmetit, do ta mbahet më 26 dhe 27 nëntor në Tiranë, ku pjesëmarrës do të jenë përfaqësues nga Prishtina, Presheva, Ulqini, Tirana e Tetova, raporton “Zeri”. Kryetari i Prishtinës ka thënë se ky takim do ti shërbej shumë komunave siç tha ai, ndërshqiptare.

Ahmeti ka thënë se ky është takimi i parë që do të mbahet dhe në të cilin do të diskutohen problemet me të cilat ballafaqohen të gjitha këto komuna si dhe shkëmbimin e përvojave të këtyre komunave.