Kampioni i Kosovës në hendboll, Prishtina te femrat, ka pësuar dy humbje për dy ditë nga nënkampionia e Zvicrës, Spono Eagles, shkruan albinfo.ch.
Të dielën Prishtina është mundur me rezultat 30:16, në ndeshjen e kthimit të rrethit të parë të EHF Cup (Kupat Evropiane) në hendboll në konkurrencën e femrave.
Në takimin e parë kishin pësuar me rezultat 41:14 dhe me rezultat të përgjithshëm 71:30 u mënjanua nga garat evropiane. Kampionia dhe fituesja e Kupës së Kosovës, zhgënjeu me dy paraqitjet e saja, pasi që ishte pritur me tepër.
Te Prishtina, Burneta Rama, ishte më efikasja me 9 gola, kurse te zviceranet Arnet e Hodel realizuan nga gjashtë gola.