Tenisti zviceran, Stan Wawrinka, fitoi finalen e Grand Slam US Open. Ai ishte më i mirë se numri një në botë, Novak Djokovic, duke e mposhtur atë 3-1 në sete.
Zvicerani humbi setin e parë, por pastaj përmbysi gjithçka duke fituar tre sete të njëpasnjëshme për të triumfuar në fund, përcjell albinfo.ch
Wawrinka bëhet kështu tenisti i tretë në histori që fiton tri grand slame në tri finalet e para të luajtura.
Ndërsa për Djokovicin kjo është finalja e 5-të e humbur në US Open, e nënta në një grand slam.