Mbrojtësi me prejardhje shqiptare, Shkodran Mustafi ka luajtur ndeshjen e tij të parë për Arsenal-in, në fitoren 2:1 ndaj Southamptonit, ku ndihet shumë i lumtur, shkruan albinfo.ch.
“Jashtëzakonisht i lumtur me fitoren tonë në minutat e fundit dhe debutimin tim!”, ka shkruar Mustafi në ‘Facebook’.
Ai ka shtuar se është ndjenjë e veçantë të luash në Angli. “Ndjenjë e madhe për të luajtur në Ligën Premier para gjithë juve Topçinjve”, ka përfunduar mbrojtësi shqiptar.
Mustafi luajti të gjithë ndeshjen në debutimin e tij të parë me Arsenalin, që fitoi në minutat shtesë, duke bërë që ky debutim të jetë i paharruar për të.