Vendimi i marrë të martën nga konferenca trepalëshe e aglomeracioneve, për ngritjen e bugjetit për integrimin e të huajve, ka qenë temë debati edhe në Parlamentin e Zvicrës.
Të dy dhomat e parlamentit janë shprehur për një praktikë unike të integrimit në nivel të Zvicrës. Mirëpo vazhdon të mbetet një dallim lidhur me faktin nëse është i nevojshëm një ligj i posaçëm për integrimin.
Dhoma e kantoneve mendon se një ligj që do të rregullonte lëmin në fjalë nuk është i domosdoshëm prandaj nuk dëshiron që qëndrimet t`i inkorporojë në një ligj.
Ndërsa Dhoma Nacionale fillimisht ishte përcaktuar për një ligj të veçantë. Mirëpo më vonë, komisioni i saj për politikë shtetërore kishte mbajtur linjën e Dhomës së Kantoneve. Vendimi përfundimtar i Dhomës Nacionale mbetet të shihet.