Gurëthemeli në prag të Festës së Bajramit. Familja Tafilaj nga Rakoshi i Istogut, janë sot familja më e lumtur në botë. Mërgimtarët e Zvicrës nga gjitha anët po dëshmojnë se janë humanë dhe e duan Dardaninë cep me cep, shkruan albinfo.ch.
Me anë të një thirrje publike i është bërë thirrje të gjithë mërgimtarëve dhe istogasve që të kontribuojnë për një familje pesë anëtarëshe që ka mbetur pa strehë.
“Falënderim i veçantë për kryetarin Rugova dhe stafin e tij për gjithë kontributin dhe përkrahjen e pa rezervë. Pasuri më e madhe se ai që jep nuk ka, paqit gjithmonë ju dhe familjet tuaja. Urime Festen e Kurban Bajramit. Gurëthemelin e vendosi nënkryetari i Istogut, Lulzim Blakaj dhe mërgimtari i zoti Islam Sejdaj”, shkruhej në një njoftim në “Facebook”.

