Më 16 maj, në kuadër të shfaqjes së ashtuquajtur Just for Smiles (Sa për të qeshur), del në skenë humoristi i shquar me origjinë boshnjake, Samir Alic.
E përdishmja « 24 heures » i kushtoi një gjysmëfaqe këtij artisti të ri, për të cilin thuhet që është një top i energjisë. I vlerësuar për inteligjencinë e tij instiktive të larë, si dhe për kapacitetin e tij të fortë për vetëtallje, Samir Alic është bërë më i dashuri i kemedianëve zviceranë, pasi bëri një paraqitje në skenën Stravinski Auditorium gjatë festiavalit Montreux, në dhjetorin e kaluar.
Me çka na bën të qeshim Samiri ?
Pikat e forta të Samirit qëndrojnë në faktin se ai flet pa tabu për të metat e ballkanasve dhe të zviceranëve, gjë që i bënë të qeshin të dy palët. Kështu që duke shkatërruar klishetë dhe stereotipet, ai synon t’i afrohet sa më shumë realitetit, gjë që prek qoftë popullatën e Ballkanit, qoftë atë të Zvicrës. Ai thoshte që nuk e ka problem të flasë për thikat zvicerane, dhe ato të ballkanasve: « Nëse dikush ta do të keqen, eja të më shohësh dhe të tregoj se si mund të ikësh… »