Në ndeshjen e Stoke City këtë fundjavë kundër Tottenham Hotspur ylli shqiptar, Xheradan Shaqiri do të mungojë. Këtë e ka bërë të ditur trajneri Mark Hughes.
“Rikuperimi i Xherdanit është pak a shumë i ngadalshëm”, ka thënë uellsiani, shkruan albinfo.ch.
Shaqiri mungoi edhe për Zvicrën në ndeshjen e parë eliminatore për Kampionatin Botëror ndaj Portugalisë. Zvicra triumfoi me rezultat 2:0.
Shaqiri ka luajtur vetëm në ndeshjen e parë këtë sezon në Premierligë, dhe më pas është lënduar. Gjithsesi ai pritet të kthehet shumë shpejt në fushat e gjelbra.