Ai do të donte të fluturonte për në vendlindjen e tij, në Kosovë, por policët nuk mendonin kështu, shkruajnë mediat gjermane. Kosovari 26 vjeçar ishte bërë gati pasditen e të enjtes që së bashku me një kontingjent bashkatdhetarësh të tij me azil të refuzuar, të fluturonte për Prishtinë, nga aeroporti gjerman Schönefeld, Berlin, përcjell albinfo.ch
Por, me rastin e kontrollimit që bënë policët federalë, gjetën se kundër tij ishte një urdhëresë kontrollimi dhe bastisjeje për shkak të veprës penale të detyrimit seksual me dhunë.
Kosovari i është dorëzuar pastaj një gjyqtari i cili e ka konfirmuar për mediat faktin se i dyshuari tashmë është në burgun për hetime.