Shefi i diplomacisë së Kosovës, Enver Hoxhaj, të shtunën është nisur për një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Arabisë Saudite, ku do të takohet me homologun e tij, princin Saud Al-Faisal, zyrtarë të lartë të këtij shteti, si dhe me përfaqësues diplomatikë të vendeve të ndryshme të akredituara në këtë shtet.
Ministri Hoxhaj do të njoftojë përfaqësuesit e lartë sauditë dhe të shteteve të tjera arabe për progresin e arritur në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë e deri më tani, si dhe me zhvillimet në të cilat po kalon Kosova.
Po ashtu, gjatë qëndrimit në Arabinë Saudite, ministri Hoxhaj do të rikonfirmojë përkushtimin e institucioneve dhe popullit të Kosovës për të vendosur dhe forcuar lidhjet e gjithanshme mes popullit të Kosovës dhe popujve të vendeve arabe