Tetë ditë pas atentatit me bomba në një restorant turistësh në Marakesh të Marokut, ka ndërruar jetë edhe zvicerania e tretë. Bëhet fjalë për një vajzë 25 vjeçe, njëra nga dy të plagosurat rëndë nga Tesina, që po trajtoheshin në një spital të Cyrihut.
Edhe shoqja e saj, e plagosur rëndë ndodhet në gjendje kritike. Ndërsa në mesin e të vrarëve është edhe miku i saj 25 vjeçar.
Lajmin e pikëlluar e ka dhëne dje në një konferencë shtypi presidentja e Zvicrës, Micheline Calmy-Rey.
Ajo me këtë rast u ka shprehur ngushëllime familjarëve të vajzës së vdekur.
e vdekjen e zviceranes, numri i të vrarëve në atentatin terrorist të Marakeshit është ngritur në 17.