Javën e kaluar në Alpet e Zvicrës, në Sustenpass qe rrëzuar një aeroplan ushtarak dhe në këtë aksident kishte humbur jetën piloti i ri 27 vjeçar. Për shk.ak të rrethanave të pasqaruara mirë, gjatë gjithë kësaj ka mbretëruar një interesim i madh i opinionit për të mësuar shkaktarin e fatkeqësisë.
Për këtë arsye sot në Bernë është mbajtur një konferencë për media në të cilën një zëdhënës i Skyuide (kompani që merret me sigurinë e fluturimit) ka thënë se pikërisht veprimi jo i duhur i kontrollorëve të fluturimit ka shkaktuar aksidentin.
“Na vjen pafundësisht keq” është shprehur zëdhënësi.
Skyguide po ashtu ka shtuar se janë duke u zhvilluar hetime interne ushtarake për aksidentuin e avionit F/A-18.
