Një klient amerikan i bankës UBS të Zvicrës ka paditur bankën në fjalë në Gjykatën e Strasburgut për të drejtat e njeriut. Ai, padinë e tij e mbështet në cënimin e privatësisë që sipas tij e ka pësuar nga publikimi i të dhënave që ka bërë banka UBS.
Kjo bankë, siç thotë paditësi, me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes në mes të SHBA-së dhe Zvicrës i ka dorëzuar palës amerikane të dhënat e llogarisë së tij bankare, shkruan “Handels Zeitung”.
Klienti më parë ka dështuar me padinë e tij të bërë në gjykatën Federale Administrative të Zvicrës. Dhe , duke qenë se legjislacioni zviceran në rastet e ndihmës zyrtare nuk lejon ngritjen e padisë në Gjykatë Federale (instanca më e lartë), amerikani ka ushtruar padinë në Gjykatën e të drejtave të njeriut në Strasburg.
Kjo gjykatë nuk mund të ndalojë Zvicrën për t i dorëzuar të dhënat bankare SHBA-së, por ajo mundet vetëm të çortojë Zvicrën.
Zyra Federale e Drejtësisë dhe as banka UBS nuk kanë dshur të komentojnë rastin për mediet.