Financimi i AHV (Sigurimi i pleqërisë dhe i trashëgimisë) është i siguruar për një kohë më të gjatë se sa është menduar deri më tash. Në këtë përfundim ka ardhur Qeveria Federale e Zvicrës pas përllogaritjeve plotësuese.
Kjo përgjigje vjen për të kundërshtuar pohimin e përhapur se fondi i AHV është duke u «shkrirë», si rezultat i zgjatjes së moshës së pas pensionimit të banorëve të Zvicrës.
Ndërkaq, Qeveria ka konstatuar se në stabilitetin e AHV-së kanë ndikuar migracioni i madh (ardhja e të huajve me punë në Zvicër) si dhe pagat më të larta, njofton drs.ch.
Megjithatë, ministri i punëve sociale Burkhalter mendon se «shkrirja» e fondit do të fillojë vetëm nga viti 2020. Dhe deri atëherë Zvicra do të ketë mjaft kohë për të ndërmarrë masat e nevojshme për të siguruar AHV-në për afate më të gjata.