Një kamp refugjatësh në kantonin Solothurn, në qytetin Biberist, ishte shkatërruar plotësisht pas një zjarri që shpërtheu të mërkurën, transmeton albinfo.ch.
Autoritetet policore lokale thanë se shkaqet e zjarrit deri tani janë ende të panjohura dhe se nuk ka të lënduar. 10 refugjatët që ndodheshin aty janë evakuuar në mënyrë të sigurt dhe zjarrfikësit kanë shuar flakët.
Vlerësimi i dëmeve do të marrë dy deri në tre ditë, tha një zëdhënës i policisë.
Rastet e sulmeve ndaj refugjatëve në Zvicër janë të rralla. Numri i azilkërkuesve në vend vitin e kaluar u rrit në 39.523.