Sipas informacioneve të transmetuara nga mediat italiane, ushtarët paqeruajtës ishin rrezatuar rëndë nga urani i varfëruar i cili u përdor në Kosovë gjatë bombardimeve të NATO-s.
Koloneli italian Moresco ka thënë se do t’i mbrojë që të gjithë ushtarët të cilët kishin marrë pjesë në Kosovë dhe do të zbatojë rregullat mbi dëmtimet e tyre.
Lidhur me ketë teme një regjisor italian ka xhiruar një film “Le Ultime 56 Ore” mbi uranin e varfëruar dhe jetën e një ushtari të rrezatuar, i cili do të shfaqet në kinema nga data 1deri me datën 21 Maj. Regjisori i këtij filmi sjell secilën herë filma të tillë të cilët kanë të bëjnë me sekretet e ushtarëve të armatës italiane.
Përveç kësaj, bazuar edhe në raportet e ndryshme të bëra, është vërtetuar se në Kosovë ka sasitë madhe të uraniumit të varfëruar dhe ajo është gjetur më së shumti në pjesët ku ka bombarduar NATO.
Sasi e madhe është vërtetuar sidomos në vendet ku janë bombarduar tanket serbe nga raketat e avionëve të NATO-s.
Ndryshe, numri i qytetarëve të sëmurë nga kanceri në dhjetë vitet e fundit në Kosovë është shumë i lartë.