Sot në Prishtinë një qytetar është vrara ndërsa një tjetër është i plagosur rëndë dhe mjekët në Qendrën Klinike Universitare po bëjnë përpjekje për t’ia shpëtuar jetën. Dorasi thuhet se është nga Shqipëria, ndërsa me këtë vrasje shkon në 7 numri i të vrarëve brenda dhjetë ditëve në Republikën e Kosovës.
Zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu, ka konfirmuar se personi i cili ka ndërruar jetë në QKUK është Eron Agaj i lindur më 1994. Fazliu ka konfirmuar po ashtu se i plagosur rënd është Arianit Gashi i lindur më 1994. Gashi aktualisht gjendet në sallën e operacionit.
Incidenti ka ndodhur tek Parku i qytetit rreth orës 12:00. sipas burimeve nga Policia i dyshuari që vrau Eron Agajn dhe plagosi Arianit Gashin është shtetas i Republikës së Shqipërisë. Ai është në kërkim të Policisë aktualisht.
Sipas burimeve të njëjta, i dyshuar ka afro një vit që është në Kosovë, dhe i njëjti sipas informacioneve fillestare ka pasur një zënkë para dy ditësh me viktimat.
Me këtë vrasje shkon në shtatë numri u viktimave të vrara gjatë dhjetë ditëve të fundit.
Më 19 gusht, vrasja e parë ka ndodhur në Ferizaj, ku pas një mosmarrëveshje, mbeti i vdekur një 20 vjeçar. Rasti tjetër ndodhi në Gjakovë, ku në qendër të qytetit u vranë tre persona. Pas pak ditësh rasti tjetër po ashtu tragjik ka ndodhur në Deçan, në të cilin mbeten të vdekur dy persona.