Një urgjencë mjekësore ka detyruar aeroplanin e Air Germania të bëjë një aterrim të dhunshëm në Grac të Austrisë. Aeroplani po udhëtonte nga Aeroporti i Prishtinës për në Stutgard.
Shkaktare ishte një grua shtatzënë të cilës papritur i kishte filluar gjakderdhja.
Aeroplani ishte nisur nga Aeroporti i Prishtinës, ndërsa pak para orës 14.30 pas lajmërimit se një grua 33 vjeçare kishte gjakderdhje, kapiteni vendosi të bënte aterrim të dhunshëm dhe për këtë njoftoi shërbimet përkatëse.
Në Aeroportin e Gracit (Austri) ku aterroi aeroplani, autoambulancat ishin tashmë të gatshme për të marrë në dorëzim gruan shtatzënë, të cilën e dërduan urgjentisht në spital, njofton orf.at.
Aeroplani ka vazhduar menjëherë rrugën e tij për në Shtutgart.