Me një vendim të Qeverisë dy bashkësitë etnike që nuk ishin të njohura në të kaluarën – bashkësia malazeze dhe ajo kroate, në të ardhmen do të marrin statusin e pakicave.
Në takimin që zëvendëskryeministri dhe ministër i Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës, Slobodan Petrovic ka zhvilluar sot me ministrin për të Drejtat e Pakicave në Qeverinë e Kosovës, Ferhat Dinosha, ka konfirmuar se bashkësia malazeze në Kosovë do të fitojë statusin e pakicës kombëtare dhe si e tillë do të përfshihet në institucionet shtetërore kosovare.
“Dinosha ka shprehur kënaqësi për ndryshimin e statusit të bashkësisë malazeze me ndryshimet kushtetuese në Kosovë”, thuhet në njoftimin e zyrës së zëvendëskryeministrit Petrovic.
Ndryshe, Podgorica zyrtare, edhe pse e ka njohur Kosovën, nuk ka lidhur marrëdhënie diplomatike me Prishtinën, duke kërkuar që malazezët të njihen si pakicë.